Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicë

11 gusht 2026 | 14:35

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale.

Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit, janë ndërmarrë dy aksione në lokacione të ndryshme të qytetit.

Në magjistralen e Adriatikut janë larguar reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar prona komunale, e cila ishte e uzurpuar.

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë me dije se aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova aktualisht ndodhet në një momentum të jashtëzakonshëm dhe situata…