Mehmet Ramë Dollapi ka qenë dhe do të mbetet krenaria jonë dhe e Malësisë së Gjakovës
Kujtime, tregime dhe shkrime, për ish tribunin e Malësisë së Gjakovës, patriotin, partizanin, komisarin, komandantin, kryetarin, deputetin dhe themeluesin e qytetit të Bajram Currit, MEHMET RAMË DOLLAPI
Etimije Avdulla Zeneli. Luaras, Kolonjë. (1948- )
-Ish Sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë së Shqipërisë.
-Ish Deputete e Kuvendin Popullor të Shqipērisë.
-Banuese në Tiranë.
Tiranë më 27 Nëntor 2023.
Dëshiroj edhe unë të them disa fjalë për burrin e shquar të Malësisë së Gjakovës Mehmet Ramë Dollapin.
Qysh kur isha kuadër në qytetin tim Ersekë të rrethit Kolonjë, kam dëgjuar shumë herë fjalët më të mira nga të gjithë dtejtuesit tanë për Mehmet Ramën, ish partizan i vjetër, kuadër drejtues i Luftës Nacionalçlirimtare, Sekretar i I-rë, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP, delegat i të gjitha Kongreseve dhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
Edhe unë kisha shumë dëshirë që ta takoja
këtë burrë të nderuar tropojan, për të cilin flisnin kudo me respekt të madh, jo vetëm njerëzit e thjeshtë, intelektualët, akademikët, shkrimtarët, poetët, artistët, sportistet, kuadrot e rretheve, por edhe liderët e lartë të shtetit tonë të atëhershëm, pavarsisht sistemit që kishim në atë kohë.
Kjo mundësi mu krijua edhe mua për tu takuar dhe biseduar me birin e ndritur të Tropojës, që ishte bërë tepër i njohur në të gjithë Shqipërinë, për kontributin e tij të madh në rrethet e veriut, gjatë kohës së luftës, rindërrtimit të vendit dhe zhvillimit të gjithanshëm ekonomiko-shoqëror të atyre trevave.
Takimi i parë.
Për herë të parë unë e kam takuar Mehmet Ramën gjatë zhvillimit të Kongresit e VII-të të PPSH-së, që u mbajtën në Tiranë nga data 1 deri më 7 Nëntor të vitit 1976.
Në një ambient tepër festiv nisën edhe punimet, atij evenimenti, duke zgjedhur fillimisht edhe asamblene për drejtimin e punimeve të tij.
Në këtë asamble midis shumë shokëve të tjerë, u zgjodhëm edhe unë e Mehmet Rama. Këtu e kam takuar, kam biseduar dhe njohur nga afër këtë kuadër të rrallë, për të cilin kisha dëgjuar aq shumë, rreth këtij njeriu model e kuadri të pashoq.
Kur e pashë për herë atë burrë të gjatë, me flokët mënjanë, mjaft simpatik dhe me pamjen e një malsori si të kreshnikëve tanë që dallonte shumë midis gjithë të tjerëve, më ngjalli edhe më tepër respekt, sepse më rezultoi tamam ashtu siç me kishin treguar për këtë njeri të veçantë, plot me virtyte të larta, drejtuesit kryesor të rrethit tim në Ersekë, që nuk e hiqnin nga goja.
Ai ishte shumë i dashur, i qeshur, i kukturuar, i këndshëm dhe plot lezet në biseda, duke të bërë gjithmonë për vete me aftësitë e tij komunikuese mjeshtërore që i kishte dhuruar e falur pakursim natyra .
Aty pashë me sytë e mi sa shumë shok e miq kishte Mehmet Rama nga Shkodra në Gjitikastër e Durrësi në Korçë dhe çfarë respekti të madh që i bënin atij burri të gjithë delegatët e Kongresit, por edhe kuadrot e lartë të shtetit.
Gjatë punimeve të atij Kongresit, konstatova vet se, saherë që asambleja merte vendime të ndryshme për ecurine e këtij Kongresi, për çdo gjë pyesnin Mehmetin dhe kërkonin vazhdimisht mendimin dhe miratimin e Mehmet Ramës duke u shprehur :
“… si thoni ju shoku Mehmet, …apo jo shoku Mehmet, a e kemi në rregull këtë problem shoku Mehmet…a duhet ta bëjmë kështu shoku Mehmet…a na del mirë kjo gjë shoku Mehmet e tjera…”.
Në disa mbledhje të kësaj Përfaqsie, unë pashë vet, sesi ish drejtuesi kryesor i Partisë dhe i shtetit Enver Hoxha e pyeste vazhdimisht me respekt dhe kërkonte mendimin e Mehmet Ramës, kur binte fjala për problemet ekonomike dhe sidomos ato që lidheshin me ndërtimin dhe përfundimin e Hidrocentralit të Fierzës, minierave, arsimit, shëndetsisë e tjerë, duke i thënë se:
“…si thoni ju shoku Mehmet.. a e kemi mirë shoku Mehmet….a e kemi drejtë dhe a e realizojmë dot shoku Mehmet…e tjerë…”.
Mehmet Rama ishte nga ata kuadro guximtar, për të mos thënë i vetmi dhe me shumë eksperiencë drejtuese, që hidhte për duskutim edhe mendimin ndryshe, duke shfaqur ide e rrugë të reja, për zgjidhjen e mjaft problemeve, ku leverdia ekonomike ishte më e madhe dhe shpenzimet qenë më të vogla, pasi ai zotronte edhe njohuri të admirueshme shkencore në çdo fushë.
Aty, gjatë këtij kongresi edhe unë si kuadro e re që isha, mësova shumë nga cilësitë e larta, edukata qytetare, sjelljet intelektuale dhe kultura e gjerë e këtij drejtuesi masash, që shkëlqenin e ngjasonin me ato të një tribuni të vërtet mbarëpopullor.
Takimi i dytë.
Ishte viti 1979.
Gjatë kësaj periudhe unë isha Sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë së Shqipërisë.
Për forcimin e mëtejshëm të punës edukative dhe ngritjen e saj në një nivel akoma më të lartë me të rinjtë në shkallë vendi dhe shkëmbim eksperience, ne si Komitet Rinie vendosëm që të organizonim me grupe të rinjësh vizita dhe eskursione nëpër rrethe të ndryshme, sipas një plani të caktuar më parë.
Në krye të një grupi të rinjësh nga e gjithë Shqipëria, në verën e këtij viti unë u nisa për të kryer një vizitë të tillë edhe në Krahinën e Malësisë së Gjakovës. Gëzimi i të rinjëve tanë për të shkuar në këtë rreth të largët verilindor, vizituar qytetin alpin Bajram Curri dhe biseduar me moshatarët e tyre të mbrekullueshëm tropojan ishte tepër i madh.
Pas disa orësh udhëtimi me autobus, aty rreth pasdite mbritën në këtë qytet tepër të bukur dhe plot freski, që shkëlqente buzë lumit Valbonë dhe në zemër të maleve, midis Shkëlzenit legjendar në veri, Majës së Dhive në lindje, Majës së Dobreit në jug dhe Majës së Hekurave plot histori në lindje.
Edhe unë isha mjaft e gëzuar, sepse jo vetëm do të takohesha me shokët e dhe shoqet drejtuese të rinisë së Tropojës me në krye shoqen e nderuar Drita Progri, (Sekretare e I-rë e Komitetit të Rinisë), por edhe me burrin e shquar Mehmet Ramë Dollapi! Gjatë kësaj periudhe ai ishte Kryetar i Frontit Demokratik, të Rrethit dhe me detyra të tjera të larta, partie e shtetërore.
Për mua do të mbetet përgjithëmonë në kujtesën tim, pritja dhe respekti i madh që na rezervoi shoku Mehmet kur u takuam sëbashku me të, duke më falenderuar jashtë mase për vizitën, kujdesin që tregonim dhe mbëdhtetjen që po i jepnim rinisë tonë të Malësisë së Gjakovës.
Mehmet Rama dhe Drita Progri, na ndihmuan shumë dhe shoqëruan kudo nëpër Tropojë, të cilët asistuan në të gjitha mbledhet tona me të rinjtë e këtij rrethi, duke realizuar me sukses të plot programin tonë të punës me rininë gjatë asaj vizite.
Në përfundim të këtij misioni, ne bëmë edhe një eskursion në luginën piktoreske të Valbonës, për të shijuar bukuritë e saj përrallore pafund, dhe parë Shpellën e Dragobisë, Kollatën dhe Malin e Jezercës, ku pushuam për disa orë edhe në pikën turistike “Fusha e Gjësë”.
Në këtë perlë bukurishë, midis livadheve, nën hijet e bredhave shekullor dhe pranë ujërave të ftohta të Vrellës që kalon aty afër, Mehmet Rama mbajti edhe një fjalim tepër të rëndësishëm me të rinjtë tanë, ku ndër të tjera theksoi:
“…Rinia është krenaria jonë…ajo është e ardhmja e Atdheut dhe e Kombit tonë…ne duhet ta duam, respektojmë dhe ndihmojmë më shumë dhe vazhdimisht njeri-tjetrin…por edhe ne si drejtues në rreth, duhet të bëjmë më shumë për shkollimin, argëtimin, edukumin dhe rritjen e nivelit të mirëqënies së rinisë e të popullit tonë…e tjerë “.
Dua të theksoj se mjaft nga të rinjtë tanë që e njihnin, por edhe ata që mësuan se cili ishte Mehmet Rama dhe kontributi i tij, mbajtën shumë ligjërata e fjalime për ta falenderuar këtë kuadër, drejtues dhe patriot të shquar të Malësisë së Gjakovës.
Po kështu edhe populli i kësaj krahine fliste me shumë respekt dhe fjalët më të mira për figurën, veprën dhe kontributin e madh që ka dhënë ai vazhdimisht qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare për çlirimin e Shqipërisë, rindërtimin e vendit, themelimin e qytetit Bajram Curri, arsimimin e popullit, transformimet e mëdha dhe zhvillimin ekonomiko-shoqeror të rrethit të Tropojës.
Kujtime shokësh për Mehmet Ramën.
Kur shkova një herë e deleguar në Pukë, në një mbledhje, aty takova edhe shokun Behar Shtylla, një kuadër i shquar në atë kohë dhe ai më tha plot me gëzim se:
“…Sapo të mbaroj punë këtu në Pukë, unë do të nisem me shërbim për në Tropojë, atje do të takoj edhe një mikun tim të shquar e të respektuar Mehmet Ramë Dollapi…”.
Ju luta shokut Behar, që ti përcillte shokut Mehmet Rama edhe të falurat e mia, i cili më premtoi se do të ma kryente këtë porosi.
Shpeshherë më kujtohen edhe artikujt e shkruar dhe fjalët e mira pafund, që flisnin për Mehmet Ramën shumë intelektual, gazetar, profesor, gjuhëtar, shkrimtar, poet, artist e ushtarak tropojan këtu në Tiranë, kur takohesha me ata, disa prej të cilëve ishin edhe miq e shok të mi dhe më vinte mjaft mirë që e respektonin dhe nderonin aq shumë, pasi ai e meritonte plotsisht një vlerësim të tillë.
Nuk mund ta harroj kurrë intelektualin dhe shkrimtarin e dëgjuar Zeqir Lusha nga Tropoja, i cili e kujtonte vazhdimisht Mehmet Ramë Dollapin, veprën dhe kontributin e tij duke thënë midis të tjerash se:
“…Mehmet Ramë Dollapi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë krenaria e Malësisë së Gjakovës…ne si tropojan ndihemi tepër krenar që kemi patur një kollos popullor të tillë si ai, që e respektonte jo vetëm Tropoja, i gjithë veriu e Shqipëria, por edhe Gjakova dhe Kosova…”.
Etimije Zenelaj
Tiranë Nëntor 2023.
Përgatiti për botim:
Nga:
Andy Apolloni
New York August 10, 2026.



