Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet e drejta e qytetarëve

12 gusht 2026 | 12:18
Deputeti i Aelancës, Besnik Tahiri, ka thënë se sot kanë shkuar në Kuvend me ftesën e grupit parlamentar të PDK-së për të ushtruar, siç ka deklaruar ai, një funksion jetik institucional.

Ai ka deklaruar se bllokimi i Kuvendit përbën cenim të sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë.

“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne këtu jemi të zgjedhurit. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, mënyrë që të dhunohet e drejta e qytetarëve me qenë në Kuvend dhe me pasë institucione”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se, sipas tij, janë shkelur tri norma kryesore që rregullojnë funksionimin e Kuvendit: Neni 66 i Kushtetutës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht neni 140, dhe Rregullorja e Punës që përcakton mbledhjen brenda 48 orësh.

Ai ka thënë se çdo justifikim për mosfunksionalizimin e Kuvendit përbën, sipas tij, tentim për bllokimin e votës së lirë të qytetarëve.

“Çfarëdo justifikimi është tentim për të bllokuar votën e lirë të qytetarëve që e përfaqësojmë ne”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka hyrë në sallën e…