Barcelona, Borussia Dortmundi dhe Tottenhami interesohen për Asllanin

12 gusht 2026 | 13:46

Fisnik Asllani ishte marrë vesh për çdo detaj me Leipzigun, por transferimi ka dështuar pas problemeve të evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore.

Marrëveshja parashikonte një investim prej 25 milionë eurosh, që mund të arrinte deri në 30 milionë me bonuse, si dhe një kontratë deri në vitin 2031.

Pas anulimit të transferimit, Hoffenheimi ka dalë në krah të sulmuesit kosovar dhe nuk pritet ta largojë për një shumë më të ulët se 25 milionë euro.

Për shërbimet e Asllanit janë të interesuara Barcelona, Borussia Dortmundi dhe Tottenhami, të cilat e kanë monitoruar futbollistin gjatë afatit kalimtar.

Barcelona po kërkon një sulmues qendre, ndërsa lidhja mes klubit katalanas dhe Asllanit nuk është e re, pasi futbollisti ka shprehur publikisht admirimin për Barcelonën.

Edhe Dortmundi dhe Tottenhami vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe mund të bëjnë lëvizje konkrete pas dështimit të marrëveshjes me Leipzigun.

Asllani sezonin e kaluar e përfundoi me 11 gola dhe 8 asistime në 35 ndeshje, ndërsa sipas Transfermarkt vlera e tij është 35 milionë euro dhe kontrata me Hoffenheimin i skadon në vitin 2029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi e fitoi dy herë rresht Ligën e Kampionëve, Paris…