MINTI cakton çmimet e reja maksimale të derivateve për 18 gusht
18 gusht 2026
| 10:18
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.76 euro.
Ndërkaq, çmimi maksimal për një litër benzinë është caktuar në 1.49 euro.
Për gazin, çmimi maksimal i lejuar është 0.60 euro për litër.
Këto çmime janë përcaktuar nga MINTI dhe vlejnë për ditën e sotme, 18 gusht 2026.



