Liverpooli rikthen interesimin për Endrickun

19 gusht 2026 | 14:32

Liverpooli ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Endrick.

Klubi anglez po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte prej rreth 65 milionë eurosh për brazilianin.

Endrick, 20-vjeçar, është rikthyer në Madrid pas huazimit te Lyoni, ndërsa konkurrenca e madhe në repartin ofensiv mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Real Madridi pritet të marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit, duke vlerësuar nëse do ta mbajë në skuadër apo do të shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij.

Liverpooli ndërkohë po e monitoron nga afër situatën dhe mund të bëjë një lëvizje konkrete nëse klubi madrilen vendos ta nxjerrë lojtarin në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frenkie de Jong mund të jetë duke zhvilluar sezonin e…