Përplasen dy mjete lundruese pranë lumit të Shalës, lëndohen disa persona
19 gusht 2026
| 16:38
Një aksident është regjistruar të mërkurën në zonën turistike të Komanit në Shqipëri, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të lumit të Shalës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa personave.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve paraprake, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.



