Garat e shpejtësisë rrezikojnë jetë, Policia apelon për përgjegjësi në komunikacion

25 gusht 2026 | 10:59

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se në dy raste të ndara, zyrtarët policorë të patrullave dhe Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor kanë ndërhyrë për të ndaluar zhvillimin e garave të shpejtësisë brenda në qytet.

• Në rrugën “Martirët Qerkezi” janë identifikuar dy motoçikleta duke marrë pjesë në gara të shpejtësisë.
• Në rrugën “Gaspër Karaqi” janë hasur dy automjete duke kryer gara të ngjashme.

Falë reagimit të menjëhershëm, policia ka arritur të ndalojë këto kundërvajtje të rrezikshme, të cilat cenonin drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve dhe ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës rikujton se garat e shpejtësisë dhe sjelljet e papërgjegjshme në komunikacion janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja fatale.

Vetëm gjatë këtij viti, si pasojë e aksidenteve të trafikut, kemi regjistruar një numër të lartë viktimash, çka e bën edhe më urgjente nevojën për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të sillen me përgjegjësi, të shmangin veprimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë së bashku për rritjen e sigurisë rrugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…