Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet

26 gusht 2026 | 16:59

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar sot për një vizitë në Kompaninë Publike “Pastrimi”. I shoqëruar nga nënkryetarja Beisanë Musmurati dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, Rama ka folur me drejtuesit dhe punëtorët e ndërmarrjes për gjendjen aktuale dhe për gjërat që duhet të zgjidhen.

Sipas njoftimit të Kryeqytetit, nga kompania janë zotuar se do të ndërmarrin të gjithë hapat e mëtejmë për të përmirësuar situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MELISA SHERIFI shpall te pavleshme deftesen e shkolles fillore MIGJENI