Qeveria ia huq hartës: në njoftimin për Rahovecin e fokuson Obiliqin

26 gusht 2026 | 21:53

Investimi prej 2.11 milionë eurosh është për Rahovecin, por në grafikën e publikuar nga Qeveria e Kosovës në hartë është fokusuar Obiliqi.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për një investim prej 2.11 milionë eurosh në Komunën e Rahovecit, në kuadër të Projektit për Banimin Social Adekuat. Mirëpo, krahas lajmit për investimin, vëmendjen e merr edhe një gafë jo fort e vogël në materialin grafik që shoqëron postimin.

Në grafikë shkruhet qartë “Komuna Rahovec – 2.11 milionë euro”, por komuna e theksuar në hartën e Kosovës nuk është Rahoveci. Pozita dhe forma e zonës së shënuar përkojnë me Komunën e Obiliqit, në pjesën qendrore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që…