Policia forcon masat e sigurisë në shkolla para fillimit të vitit të ri shkollor

28 gusht 2026 | 16:26

Policia e Kosovës ka zhvilluar takim koordinues me koordinatorët e Drejtorive Rajonale të Policisë për Projekte dhe Komunitet, ku në fokus ishin masat e sigurisë për fillimin e vitit shkollor 2026-2027.

Në takim është diskutuar koordinimi me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, si dhe masat parandaluese për rritjen e sigurisë së nxënësve.

Policia ka bërë me dije se masat përfshijnë patrullime më të koordinuara, ligjërata dhe aktivitete ndërgjegjësuese për fëmijët.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi për dy tema konkrete”, ka njoftuar policia .

Një tjetër temë e diskutuar ishte organizimi i aktiviteteve në kuadër të shënimit të Ditës së Policisë.

Në përfundim të takimit, koordinatorët janë pajisur me materiale edukative dhe ndërgjegjësuese, të cilat do të përdoren nga zyrtarët policorë gjatë ligjëratave dhe aktiviteteve me nxënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit…