“Boll mo!” – Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave

30 gusht 2026 | 12:06

Përparim Rama ka bërë me dije se kryetarët e komunave të Kosovës janë bërë bashkë dhe më 1 shtator, në ora 11:00, në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar kundër bllokimit të komunave dhe qytetarëve të tyre.

“I ftoj qytetarët e Prishtinës të na bashkohen dhe të protestojnë për qytetin e tyre dhe për të drejtat e tyre. Paratë që i paguani si tatim duhet t’ju kthehen në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe investime” ka shkruar Rama në ‘Facebook’.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar tutje Rama.

Ai ka theksuar se në vend të kësaj, Qeveria Kurti po ua bllokon komunave paratë dhe investimet në nivelin qendror, ndërsa qytetarët po e paguajnë çmimin.

“Vetëm pse nuk e kemi votuar Vetëvendosjen, po ndëshkohet Komunat. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Kjo është çmenduri institucionale.
Ky është ofendim për secilin qytetar të Prishtinës dhe të Kosovës.

Boll mo!

Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse apo motive të dyshimta.

Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Ne nuk do ta lejojmë këtë!

📍 1 SHTATOR | ORA 11:00 | SHESHI “SKËNDERBEU”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu është shprehur optimiste…