Smajl Latifi përkujton heroin Bahri Fazliu në Qafë-Bogiqe
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dje Heroin e Kombit, Bahri Fazliun, në vigjilje të ditëlindjes së tij.
Latifi ka bërë të ditur se bashkë me shokë, bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha trevat shqiptare është ngjitur në Qafë-Bogiqe, në vendin ku ra Bahri Fazliu.
Ai ka thënë se në këtë vend janë përulur me respekt para kujtimit të heroit, duke vlerësuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Bahriu jetoi dhe ra siç jetojnë e bien burrat, me besim në atdhe, me pushkë në dorë e me lirinë si ideal mbi gjithçka”, ka shkruar Latifi.
Ai ka theksuar se kujtimi për heronjtë duhet të përcillet edhe te brezat e ardhshëm.
“Lavdi e përjetshme Bahri Fazliut dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Latifi.



