Rashica mund të mbetet te Beshiktashi

31 gusht 2026 | 12:09

Situata e Milot Rashicës te skuadra e Beshiktashit mbetet e pasigurt dhe gjasat janë të mëdha që futbollisti i Kosovës të mbetet pjesë e ekipit turk edhe për këtë sezon.

Kjo për faktin se paga e lartë e Rashicës mbetet pengesë për transferimin e tij në ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Interesimi për Rashicën thuhet se është i madh por paga e tij mund të bëjë që Rashica të mos largohet nga Beshiktashi.

Ai ka pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh te Beshiktashi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Te Beshiktashi janë të gatshëm ta shesin Rashicën për pesë milionë euro dhe tashmë e kanë nxjerrë në shitje pasi nuk e shohin si pjesë të projektit të klubit.

30-vjeçari këtë sezon ka 1 gol në 6 paraqitje, ndërsa është pjesë e Beshiktashit prej vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e sulmuesit Karim Benzema te skuadra e Al-Hilalit ishte…