Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

31 gusht 2026 | 12:30

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve në Zubin-Potok, ku në dy shtëpi të pabanuara janë gjetur armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre.

Rasti i parë është raportuar më 30 gusht, rreth orës 03:00. Sipas Policisë, në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushjen e fishekëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po zhvillohen nga ekipet relevante.

Rasti i dytë është raportuar po ashtu në Zubin-Potok, më 30 gusht rreth orës 04:40. Në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe konfiskuar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia ka bërë me dije se edhe për këtë rast është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Në të dyja rastet, në total janë gjetur dhe konfiskuar 372 fishekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli…