Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori

31 gusht 2026 | 13:16

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës do të hyjnë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), Jusuf Azemi. Ai ka thënë se, pavarësisht kërkesave dhe njoftimeve të vazhdueshme, deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje për pagesat e punëtorëve.

Sipas sindikatës, greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe realizimin e kërkesave të punëtorëve.

FSPTSPK ka bërë me dije se mbetet e hapur për dialog me institucionet përkatëse, me synimin që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe greva të përfundojë.

Greva pritet të nisë pikërisht në ditën kur fillon viti i ri shkollor, duke e bërë situatën një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e shkollave në kryeqytet.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSPTSPK NJOFTIM GREVE FSPTSPK njofton opinionin publik nesër, shtator 2026, punëtorët teknikë shkollave fillore dhe mesme Komunës sẽ Prishtinës fillojnë grevën, për shkak mosrealizimit pagave mbetura për një pjesë muajit korrik 2026. Pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave vazhdueshme nuk është gjetur zgjidhje për ee çështje. Greva do körkesave Federatës, deri Te tani vazhdojë deri në arritjen punëtorëve. një FSPTSPK mbetet çështjeje. dhe zgjidhjene hapur për dialog dhe për një zgjidhje shpejtë kësaj Na vjen keq që, pasojë kësaj situate, nxënësit po përballen me ndërprerjene shërbimeve dhe me mungesën mirëmbajtjes dhe pastërtisë në shkolla. Me respekt, Jusuf Azemi Kryetar tel:"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe…