​Shqipëria ishte bërë me mbret para 99 vjetësh

01 shtator 2026 | 08:44

Sot mbushen 99 vjet kur Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare të trashëguar dhe Zogu I u shpall mbret i shqiptarëve.

Gjithashtu u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë Dhoma e bardhë e Parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy.

Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Ai u betua (Formula e betimit):

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hedh këmbën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni në Gjermani u rrit sërish në muajin gusht. Çmimet e…