Jeta në muajin gusht në Gjermani edhe më e shtrenjtë

01 shtator 2026 | 08:43

Inflacioni në Gjermani u rrit sërish në muajin gusht. Çmimet e konsumit u rritën me 2,9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në një vlerësim të parë. Në korrik rritja ishte 2,8 për qind. Çmimet pa përfshirë ato të ushqimeve dhe të energjinë, të njohura edhe siinflacioni bazë, u rritën me 2,4 për qind.

Kohët e fundit janë rritur sidomos çmimet e energjisë. Lufta e nisur në fund të shkurtit nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, e cila është rikthyer javët e fundit pas sinjaleve të para të zbutjes së tensioneve, ka çuar sidomos në rritjen e çmimit të naftës.

“Por edhe nëse nafta do të kalojë sërish pa pengesa përmes Ngushticës së Hormuzit dhe energjia do të bëhet më e lirë, inflacioni ka të ngjarë të mbetet për një kohë të gjatë dukshëm mbi objektivin prej dy për qind të Bankës Qendrore Evropiane”, vlerëson Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. “Arsyeja është se gjithnjë e më shumë kompani janë të detyruara t’ua kalojnë klientëve të tyre rritjen e kostove të energjisë që kanë përjetuar në periudhën e fundit.”

Karburanti mbetet i shtrenjtë

Konsumatorët vazhdojnë t’i ndiejnë çmimet e larta të energjisë në pikat e karburantit. “Karburantet dhe nafta për ngrohje po shtrenjtohen për shkak të rrugëve të bllokuara të transportit dhe kapaciteteve më të ulëta të rafinerive, madje edhe më shumë sesa vetë nafta bruto”, tha Michael Heise, kryeekonomist i HQ Trust.

Sipas llogaritjeve të shoqatës së automobilëve ADAC një litër benzinë Super E10 në Gjermani kushton mesatarisht 2,153 euro. Ky çmim është vetëm pesë cent më i ulët se rekordi prej 2,203 eurosh që u shënua në mars të vitit 2022.

Për naftën shoferët paguajë mesatarisht 2,202 euro për litër. Rekordi më i lartë i çmimeve të naftës u regjistrua në prill 2026, kur një litër kushtonte 2,446 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët po studiojnë mekanizmat që fshihen pas sistemit imunitar të…