Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Republikës së Kosovës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, është shprehur se kandidatura e Bekim Sejdiut për president mbron demokracinë e Kosovës.
Ish-presidentja Osmani ka deklaruar se LDK-ja ka vendosur interesin e Kosovës para interesit partiak.
“Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës, jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne i kemi vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar, jo vetëm që respekton vendimin e fundit të Kuvendit të LDK-së, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi për punë të rëndësishme të mbrojtjes së demokracisë. Ne kemi bërë një kompromis duke vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak”, ka deklaruar Osmani.



