Trump kërcënon Iranin me sulme të reja: “Do të mbetet shumë pak nga Republika Islamike”

01 shtator 2026 | 22:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se sulmet e fuqishme amerikane mbi objektivat iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit janë ende në vazhdim.

Ai pretendoi se agresioni erdhi “si hakmarrje ndaj përpjekjes së dështuar të iranianëve për të vendosur mina detare në Ngushticë, e cila aktualisht nuk ka mina si dhe për tetë raketat iraniane, të cilat u rrëzuan të gjitha me sukses, drejt bazës sonë ushtarake në Jordan”.

“Nëse kombi i dështuar i Iranit hakmerret për këtë sulm shumë të justifikuar, do të goditet përsëri në një nivel shumë më të fortë dhe më të lartë, por ky nuk do të jetë sulmi më i madh i të gjithëve, që po pret në krahë dhe, kur të mbarojë, nga Republika Islamike e Iranit do të mbetet shumë pak,” paralajmëroi Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkollat në Kosovë e nisën vitin e ri shkollor pa…