Hoti: Jemi në terren krejt jokushtetues, e vendosim në Grup Parlamentar nëse e çojmë seancën në Kushtetuese

09 shtator 2026 | 11:15

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se seanca e sotme po mbahet në një terren jokushtetues pas kalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Jemi në terren krejt jokushtetues. T’i shohim zhvillimet sot dhe pastaj vendosim si të lëvizim përpara”.

“A do qëndroni në sallë dhe a do ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese?”, u pyet Hoti nga gazetarët.

Në përgjigje Hoti tha: “Është një çështje që duhet ta vendosim në Grup Parlamentar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Planet e mëdha duan kohë. Kur e di për çka…