Gruda: Nëse LV-ja do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë

11 shtator 2026 | 11:48

Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare të partive politike, nuk ka pasur konsensus për mënyrën e votimit.

Përparim Gruda nga PDK pasi ka marrë fjalën, ka thënë se sipas aktgjykimit të fundit, për votim të nënkryetarëve duhet të ndiqet praktika e votimit në grup.

Ai ka thënë se nëse LV-ja dëshiron ta ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, atëherë PDK nuk përkrah.

“Aktgjykimi thotë që duhet respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika ka qenë votimi në grup. LV-ja ka kërkuar që të votohet në pako. Tash po doni me e ndërruar prapë, për me e ndërruar kërkohet konsensus. Nëse doni me e përdor si mjet bllokade ndërrimin e procedurës, nuk ju lejojmë”, ka thënë Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka…