Hamza: Prej sot PDK-ja nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

11 shtator 2026 | 12:04

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas moszgjedhjes së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për medie.

Hamza ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend t’i japë vendit institucione.

“Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se, prej sot, PDK-ja nuk sheh arsye për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese”, ka shtuar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku nuk…