Kryeprokurori Isufaj takon Prattipatin

11 shtator 2026 | 17:42

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të premten në një takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, znj.Anu Prattipati.

Gjatë takimit u dsikutua për punën e Prokurorisë Speciale dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Prokuroria Speciale e ka falënderuar znj. Prattipati dhe Ambasadën Amerikane për mbështetjen e dhënë në hetimet e sukseshme kundër organizatave kriminale që merren me krimin transnacional, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Po ashtu, PSRK-ja i shprehu mirënjohje Asmbasadës së SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga…