Veprimtari Lulëzim Etemaj takohet me Endrit Thaçin: Kosova po pret fitimtarët e vet

11 shtator 2026 | 19:00

Lulëzim Etemaj, një nga themeluesit e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë dhe autor i botimeve kushtuar kësaj periudhe, është takuar me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Pas takimit, Etemaj ka shprehur pritjen që më 16 shtator drejtësia të ngadhënjejë dhe që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të rikthehen në Kosovë.

“Përkundër deformimeve skandaloze që e kanë shoqëruar Gjykatën Speciale që nga themelimi dhe gjatë gjithë procesit gjyqësor, pres, me bindje të plotë, që drejtësia të ngadhënjejë më 16 shtator dhe ta kemi mes nesh, në Prishtinë, Presidentin Thaçi, si dhe tre krerët e tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Etemaj.

“KOSOVA PO PRET fitimtarët e vet!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj,…