Përdoret kodi emergjent në fluturimin Cyrih – Prishtinë, aeroplani bën ulje të menjëhershme

11 shtator 2026 | 20:08

Aeroplani i Chair Airlines që ishte nisur nga Cyrihu në Prishtinë është detyruar të ulet.

Mediumi zviceran Blick raporton se pilotët kanë transmetuar një kod emergjence dhe kanë kthyer aeroplanin pak minuta pas ngritjes nga pista.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja e fluturimeve “FlightRadar” që ka monitoruar lëvizjen e aeroplanit dhe e ka regjistruar atë.

Pilotët kanë përdorur kodin e emergjencës 7700 që sinjalizon emergjencë gjatë fluturimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, duke reaguar lidhur me zhvillimet…