Një ditë para Marshit për Liri, Haziri ndan fjalët e Rugovës në Hagë për UÇK-në
11 shtator 2026
| 20:18
Një ditë para “Marshit për Liri”, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një pjesë të dëshmisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova, të dhënë në Hagë gjatë procesit gjyqësor kundër ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.
Në pjesën e publikuar nga Haziri, Rugova flet për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, UÇK-ja u krijua nga populli dhe patriotët, në kohën kur kishte nisur sulmi ushtarak ndaj Kosovës.
“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën, dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.”



