Nënkryetari i Aleancës, Smajl Latifi: Herët a vonë, Kurti do të përballet me “fytyrën e tij të vërtetë”

11 shtator 2026 | 20:29

Nënkryetari i Aleancës, Smajl Latifi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se edhe “maskat më të suksesshme” në politikë, herët a vonë, përballen me realitetin.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka cituar shkrimtarin amerikan Nathaniel Hawthorne, i cili thotë se një njeri nuk mund të mbajë për një kohë të gjatë një fytyrë për vete dhe një tjetër për botën.

Duke iu referuar kësaj thënieje, Latifi ka shkruar se edhe në politikë maskat konsumohen dhe se, sipas tij, Kurti nuk mund t’i shpëtojë përgjithmonë përplasjes mes asaj që paraqet dhe “fytyrës së tij të vërtetë”.

“Edhe Albin Kurti, si politikani më i votuar i Kosovës, nuk mund t’i shpëtojë përjetësisht përplasjes mes maskës dhe fytyrës së tij të vërtetë”, ka shkruar Latifi.

Ai ka paralajmëruar se, kur të ndodhë kjo, Kurti do të përballet sërish me qytetarët.

“E kur kjo të ndodhë, ballafaqimin do ta ketë përsëri me popullin shqiptar që kurrë nuk harron”, ka përfunduar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para “Marshit për Liri”, Lutfi Haziri nga Lidhja…