Dedikimi prekës i Altin Krasniqit për babain e tij: Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi, ti do të jetosh në liri
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje emocionuese babait të tij, vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.
Në dedikimin e tij, ai rikujton vitet që babai i tij ka kaluar në paraburgim, duke shprehur shpresën për drejtësi dhe liri. Përmes vargjeve, Altini vë në pah qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe besnikërinë e të atit ndaj idealeve të tij, pavarësisht viteve të gjata në paraburgim.
“Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar.Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak.Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë, por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.”
Duke iu referuar datës 16 shtator, Altin Krasniqi shpreh besimin se vendimi do të sjellë drejtësi për babain e tij dhe bashkëluftëtarët.
“Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri. Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg, vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”



