Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese – Kurti po i shërben Serbisë

14 shtator 2026 | 13:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te procesi i konstituimit të Kuvendit dhe moszgjedhja e nënkryetares nga radhët e PDK-së.

Lushtaku ka thënë se PDK-ja e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, pasi, sipas tij, Kuvendi ende nuk është konstituuar.

Kandidatja e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa PDK-ja më pas iu drejtua Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit.

“Çdo njeri e ka një karakter dhe autoritet që duhet respektuar. Kurti publikisht thotë që i voton nënkryetarët e partive të tjera dhe publikisht mashtron në votim. Ne nuk jemi aty për t’u tallur. Ne i kemi pranuar të gjitha shkeljet kushtetuese që të kemi një Kuvend para datës 16 shtator, kur merret vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë, por Kurti është tallur me të gjithë”, ka thënë Lushtaku në emisionin “Mesditë”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me veprimet e tij po i shërben Serbisë.

“Çdo sekondë që Kurti qëndron në Qeverinë e Kosovës, mendoj se do t’i bëjë dëme Kosovës. Në mënyrë direkte apo indirekte po i shërben Serbisë. Kurti pati vota për nënkryetaren e Listës Serbe, por jo edhe për Vlorën Çitaku”, ka vlerësuar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e përfaqësuar nga kryetari i…