Haxhiu: Dua të shoh më shumë gra në krye të institucioneve dhe kompanive

14 shtator 2026 | 13:30

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për rritjen e përfaqësimit të grave në pozitat udhëheqëse, gjatë përmbylljes së “Javës së Gruas”.

Haxhiu ka thënë se gratë e Kosovës kanë dëshmuar aftësitë e tyre në institucione, biznese, sport, kulturë, shkencë dhe fusha të tjera, por ende përballen me pabarazi sa i përket vlerësimit dhe mundësive.

Ajo ka theksuar nevojën që më shumë gra të jenë në krye të listave, komunave, institucioneve dhe kompanive.

Sipas Haxhiut, avancimi i grave në pozita udhëheqëse kontribuon drejtpërdrejt në përparimin e shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland ka shkruar emrin e tij në historinë e…