Janina Ymeri pas tërheqjes së Sejdiut: Rrnoftë LDK-ja, rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës
14 shtator 2026
| 22:07
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president.
Ymeri ishte njëra nga gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan akordin ndërmjet Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit për kandidaturën e Sejdiut.
Pas njoftimit të këtij të fundit, ajo shkroi shkurt:
“Rrnoftë Lidhja Demokratike e Kosovës. Rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës”



