Krasniqi pas dënimit të liderëve të UÇK-së: Poshtërsi. Jo në emrin tim, as në emër të popullit

16 shtator 2026 | 14:03

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij të ashpër lidhur me vendimin, duke e cilësuar atë si padrejtësi dhe poshtërsi.

“Padrejtësi. Poshtërsi. Jo në emrin tim! As në emër të popullit të Kosovës. Beteja vazhdon – deri në liri! UÇK përjetë!”, ka shkruar ai.

Gjykata Speciale ka shqiptuar 25 vjet burgim për Hashim Thaçin, 25 vjet për Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Hykmete Bajrami, ka…