Sami Lushtaku: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, i padrejtë dhe i papranueshëm
16 shtator 2026
| 21:56
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Lushtaku e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë, të turpshëm dhe absolutisht të papranueshëm”, duke theksuar se lufta e UÇK-së, sipas tij, ishte e drejtë, çlirimtare dhe e domosdoshme për lirinë e popullit të Kosovës.
“Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka thënë se e vërteta për luftën e UÇK-së do të mbetet e gjallë.
“E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë!”, ka përfunduar Lushtaku.



