Më 24 tetor, në Winterthur të Zvicrës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani

21 shtator 2026 | 21:55

Më 24 tetor, në Hotel Toss, në Winterthur të Zvicrës, duke filluar nga ora 17:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani.

Akademia organizohet nga Këshilli Organizativ i Mërgatës Shqiptare në Zvicër, i cili ka ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjesë sa më masovikisht në këtë aktivitet, për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani.

Në kuadër të akademisë do të kujtohet veprimtaria dhe kontributi i tij, si dhe rruga e tij në shërbim të atdheut.

E pranishme në këtë akademi do të jetë edhe Sanije Rexha, bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e Abedin Rexhës – Sandokanit, e cila do të ndajë me të pranishmit kujtime, rrëfime dhe momente nga jeta dhe rruga e përbashkët me heroin.

Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ në Zvicër:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në emër të Këshillit Organizativ në Zvicër, kemi nderin t’ju ftojmë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani.

Kjo akademi i kushtohet jetës, veprës dhe kontributit të Heroit tonë, i cili me përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të atdheut u bë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kombëtare.

Prania juaj në këtë përkujtim do të jetë një nderim i veçantë për figurën dhe veprimtarinë e tij, si dhe një dëshmi e respektit që ruajmë për ata që shërbyen me përkushtim dhe sakrificë për lirinë e vendit.

Në këtë akademi do të jetë e pranishme edhe Sanije Rexha, bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e Heroit Abedin Rexha – Sandokani, e cila do të ndajë me të pranishmit kujtime, rrëfime dhe momente nga jeta dhe rruga e përbashkët e Sandokanit.

Akademia Përkujtimore do të mbahet më 24 tetor, në Hotel Toss, në Winterthur të Zvicrës, duke filluar në orën 17:00.

Ju ftojmë të na bashkoheni në nderimin e Heroit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës,…