Policia konfirmon gjetjen e një 34-vjeçari pa shenja jete në Gjilan

22 shtator 2026 | 20:11

Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit, sot policia ka pranuar informacion se një person mashkull i vitit të lindjes 1992, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit.

Ai tha se “njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën u…