Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

24 shtator 2026 | 16:18

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë.

Schuebel ka bërë homazhe në nderim të Bunjakut, i cili është vrarë gjatë përleshjes me një grup të armatosur serbësh më 24 shtator 2023.

Në një njoftim të Bashkimit Evropian, Schuebel ka shprehur ngushëllimet për familjarët e rreshterit të ndjerë.

“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, ka thënë Schuebel.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë.

“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, është shprehur Schuebel.

Sulmi i armatosur në Banjskë ka ndodhur më 24 shtator 2023, ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi Ka momente në historinë e një kombi…