Burim Ramadani për arrestimet në Zubin Potok: E vërteta nuk humbet kurrë
27 shtator 2026
| 10:55
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përgëzuar Prokurorinë Speciale, Policinë e Kosovës dhe sektorin e sigurisë për punën në zbardhjen e krimeve të luftës.
Ramadani, përmes një postimi, ka vlerësuar arrestimin e sotëm të të dyshuarve në komunën e Zubin Potokut, duke theksuar se drejtësia duhet të vazhdojë të ndjekë rastet e krimeve të luftës.
“Përgëzoj Prokurorinë Speciale, Policinë e Kosovës dhe sektorin e sigurisë për përkushtimin profesional në zbardhjen e krimeve të luftës. Arrestimi i sotëm i të dyshuarve në komunën e Zubin Potokut dëshmon se e vërteta nuk humbet kurrë”, ka shkruar Ramadani në ‘Facebook’.



