Çfarë është biseduar në takimin Kurti-Hamza? Kjo është përgjigjja e deputetit Lushtaku

28 shtator 2026 | 11:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk kanë informata zyrtare se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Duke hyrë në objektin e Kuvendit, Lushtaku ka thënë se për përmbajtjen e takimit do të informohen në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, që do të mbahet para nisjes së seancës së sotme plenare.

“Ende s’e kemi kuptuar për krejt takimin dhe s’kemi informata zyrtare. Sot e kemi mbledhjen e grupit parlamentar dhe e marrim vesh më saktësisht se çka është diskutuar. Mendoj se theksi kryesor ka qenë që të kemi një dakordim për një qëndrim të përbashkët të Kuvendit për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së”, ka thënë Lushtaku.

I pyetur nëse është diskutuar për çështjen e presidentit, Lushtaku ka thënë se kjo çështje nuk duhet të ndërlidhet me nevojën që Kuvendi ta miratojë Projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. /EO

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, e ka nisur…