Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Qorrolli: Nesër e shqyrtojmë Projektligjin për Specialen

04 tetor 2026 | 15:17

Të hënën, nga ora 08:00, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion.

Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Të hënën, më 5 tetor 2026, në ora 08:00, në sallën N-10, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion. Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e tij. Mbledhja do t’i kushtohet shqyrtimit të Projektligjit dhe aspekteve të tij juridike, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit. Ftohen deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në këtë mbledhje!”, ka shkruar Qorrolli në Facebook.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kërkesë që nesër të mbahet seancë në Kuvendin e Kosovës, nga orën 09:00, ku ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe ky projektligj.

Ekzekutivi i Kosovës të premten mbrëma i ka hapur rrugë nismës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin. Sipas njoftimit zyrtar, është konstatuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për procedimin e këtij projektligji.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nesër (e hënë), me fillim nga ora 08:00, do të…