Cherki mohon përplasjen me Olisen: Edhe një tjetër shpikje

05 tetor 2026 | 15:42

Rayan Cherki i ka mohuar zërat për një përplasje me Michael Olisen në Kombëtaren e Francës.

Sipas një raportimi të “L’Équipe”, Olises nuk do t’i pëlqenin disa nga veprimet e Cherkit gjatë stërvitjeve dhe nuk do ta kuptonte gjithmonë mënyrën e tij të sjelljes, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, përcjell “Gazeta Express”.

Lajmi ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të mesfushorit të Manchester Cityt, i cili e ka ironizuar raportimin përmes një postimi në “X”.

“Edhe një tjetër shpikje… çfarë frymëzimi i mrekullueshëm”, ka shkruar Cherki, duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur.

Kështu, 23-vjeçari ka mohuar se mes tij dhe Olises ka ndonjë konflikt në grumbullimin e Francës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rasti i Cristiano Ronaldos vazhdon të shkaktojë diskutime në Portugali,…