Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

06 tetor 2026 | 15:43

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është zotuar publikisht se, nëse zgjidhet sonte presidenti i Kosovës, Projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë paraditen e së enjtes.

Kurti ka thënë se në këtë mënyrë respektohet rregullorja dhe përmbyllen të dyja çështjet.

“Ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se deri më tani nuk ka folur në takimet mes partive, pasi, sipas tij, ka pasur vullnet për të arritur marrëveshje.

Megjithatë, ai e ka akuzuar PDK-në dhe kryetarin e saj, Bedri Hamza, se kanë vendosur kushte dhe kanë refuzuar takimin.

Ai ka përmendur edhe votimin e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke thënë se ajo nuk do të mund të zgjidhej pa votat e deputetëve të Vetëvendosjes.

“Ju e dini që unë s’kam folur deri më tash në këto takime që kemi pasur. Kam pasur dhe dua marrëveshje. Por tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohet me ne, prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër veç t’ju drejtohemi kësisoj. Si të kërkohet marrëveshje pa takim, pa diskutim? Ne ua kemi votuar edhe Vlora Çitakun, meqenëse pa votat tona nuk mund të zgjidhej. Në anën tjetër, nënkryetari ynë Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së. E votuam deklaratën për vendimin në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshme. Ne e thirrëm, ata nuk do të mund ta thërrisnin dhe e vendosëm të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara. Këto janë veprime konkrete që dëshmojnë gatishmërinë tonë. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin kushte. Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, zakonisht kanë refuzuar. Para tri javësh filluan të vijnë. Sot refuzojnë takimet, bashkëpunimin e marrëveshjen. Kërkojnë nga VV-ja 53 vota, a vetë s’janë as gjysma e VV-së. Ne 62 si mazhorancë, ata 22. Sillen sikur e kanë një mbështetje qytetare, që nuk e kanë marrë. Marrëveshja nuk bëhet duke refuzuar dialogun”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës…