Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë
07 tetor 2026
| 11:48
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.
Në një postim në “Facebook”, Begaj është shprehur se në çdo sfidë, Kosova dhe Shqipëria do të jenë bashkë.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, ka shkruar Begaj në urimin e tij.



