Irani thotë se një anije me mbi 2 milionë fuçi nafte eksplodoi pasi ra në minë në Ngushticën e Hormuzit

17 tetor 2026 | 10:49

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaron se një supercisternë, që transportonte mbi dy milionë fuçi naftë bruto, është përfshirë nga zjarri pasi ka goditur një minë detare, teksa po përpiqej të kalonte Ngushticën e Hormuzit përmes një rruge “të paautorizuar”.

Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) e përshkroi anijen si një cisternë “jashtë kontrollit”, e cila kishte fikur sistemet e navigimit dhe radarit.

Ajo pretendoi se cisterna ishte përpjekur të shfrytëzonte mbështetjen ushtarake amerikane për të transportuar mallra përmes ngushticës.

Në deklaratë nuk u identifikuan anija, pronari i saj apo flamuri nën të cilin lundronte.

Gjithashtu, nuk u dhanë informacione për viktima të mundshme apo për shkallën e dëmeve.

Kjo ndodhi në një kohë të tensioneve të shtuara mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për transportin global të naftës dhe gazit.

Trafiku detar përmes kësaj rruge ujore është ndërprerë rëndë që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj…