Betejë mes tre gjigantëve evropianë për Haalandin
Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në verën e ardhshme, ndërsa për shërbimet e sulmuesit norvegjez interesohen Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.
Sipas raportimeve në mediat angleze dhe spanjolle, pasiguria rreth situatës financiare të Manchester Cityt dhe sanksioneve të mundshme ndaj klubit mund ta hapë rrugën për largimin e Haalandit.
Sulmuesi norvegjez raportohet se preferon të luajë në Spanjë, një rrethanë që mund t’u japë përparësi dy gjigantëve spanjollë në garën për transferimin e tij.
Barcelona e sheh Haalandin si përforcimin ideal për repartin ofensiv, ndërsa Real Madridi duhet të shqyrtojë mundësinë e largimit të ndonjë prej yjeve të skuadrës për të përballuar koston e marrëveshjes.
Paris Saint-Germaini, nga ana tjetër, ka kapacitetin financiar për t’u përfshirë fuqishëm në garën për sulmuesin e Manchester Cityt.



