Ndahet nga jeta prokurorja e Prokurorisë Speciale, Ajshe Ferati
23 tetor 2026
| 13:43
Ka vdekur prokurorja Ajshe Ferati, e cila ka shërbyer në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
E ndjera do të varroset sot, më 23 tetor 2026, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
Ferati ishte dekretuar në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, si prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Më vonë, ajo ishte avancuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ku ka vazhduar angazhimin e saj në sistemin e prokurorisë.



