Kurti dhe Gërvalla u panë dje duke qeshur gjatë seancës për Arlinda Zekajn, pamjet shpërndahen në rrjete sociale

27 tetor 2026 | 12:28

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dje një seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjatë diskutimeve për këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, janë parë duke qeshur në një moment të seancës.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë nxitur reagime dhe kritika nga qytetarë.

Në komentime është rikujtuar edhe roli i Gërvallës si ministre e Drejtësisë dhe koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

Gjatë seancës, Kuvendi ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar. Debati është shoqëruar kryesisht me akuza të ndërsjella mes pozitës dhe opozitës lidhur me përgjegjësinë për rastet e vrasjeve që lidhen me dhunën në familje në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije  se…