Osmani takohet me kancelarin e Universitetit të Oxfordit, Lord William Hague

29 tetor 2026 | 11:16

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Lord William Hague, kancelarin e Universitetit të Oxfordit, gjatë qëndrimit të saj në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka vlerësuar kontributin e Hague në mbështetje të Kosovës, duke theksuar se ai ishte një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit gjatë karrierës së tij politike.

Ajo ka rikujtuar veçanërisht mbështetjen e tij në kohën kur Kosova mbrojti pavarësinë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), kur Hague shërbente si sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe angazhimin e tij ndër vite në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik.

Sipas Osmanit, takimi ishte një mundësi e veçantë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe për të diskutuar për historinë e Kosovës, sfidat me të cilat është përballur dhe aspiratat e saj për të ardhmen.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, mbrojtjes së së vërtetës së saj dhe angazhimit për krijimin e më shumë mundësive për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka…