CR7 drejt pavdekësisë: Edhe 15 gola për të prekur shifrën historike prej 1000 golash!

29 tetor 2026 | 22:13

Cristiano Ronaldos do t’i duhen vetëm edhe 15 gola në karrierë për ta arritur shifrën jubilare, atë të 1,000 golave në karrierë. Shifrës së jashtëzakonshme, superylli portugez iu afrua të enjten mbrëma në fitoren 5:3 të Al Nassr ndaj Al Kholoodit.

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit në Arabinë Saudite, ndërsa Ronaldo realizoi “hat-trick”. Tregolëshin e kompletoi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 66, 72 dhe 81. Ronaldo i ka 985 gola në karrierë. I shënoi me Sportingun, Juventusin, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Portugalinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në…