“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vazhduar me stërvitje të martën paradite, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Izraelin. Edhe stërvitja e dytë, sikurse ajo e së hënës mbrëma, është mbajtur në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali.
Megjithatë, në stërvitjen e dytë, selektori Franco Foda e kishte të gjithë ekipin në fushë, ndryshe nga e hëna, kur ishin të pranishëm vetëm 15 futbollistë, pasi të tjerët ishin lënë në regjenerim pas angazhimeve me klubet e tyre. Në stërvitjen e së martës mungoi Lumbardh Dellova, kurse i pranishëm ishte edhe Betim Fazliji, që i është bashkuar grumbullimit pas mungesave tashmë të konfirmuara për duelet e nëntorit.
Atmosfera brenda ekipit ishte e mirë, ndërsa selektori Foda ka pasur mundësi të mbajë seancë stërvitore me intensitet të lartë, duke pasur parasysh disponimin e futbollistëve. Kosova të shtunën, prej orës 15:00, përballet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kurse tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.



